Perparim Rama ka vlerësuar kontributin e gjeneralit amerikan Timothy Orr në zhvillimin e Forca e Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një mik të madh të Kosovës dhe kontribuues në forcimin e kapaciteteve të saj sipas standardeve të NATO-s.
Rama ka theksuar se përmes bashkëpunimit me Iowa National Guard është forcuar partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe janë rritur kapacitetet profesionale të FSK-së.
Ai ka falënderuar gjithashtu Konsullin Drilon Zogaj për organizimin e pritjes, si dhe organizatën YMCA për kontributin e saj, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe amerikanëve në këtë ngjarje të zhvilluar në Konsullatën e Kosovës.
“Kosova është përherë mirënjohëse ndaj miqve të saj”, ka theksuar Rama në reagimin e tij.
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...