Shtetet e Bashkuara janë në pritje të përgjigjes së Iranit ndaj propozimit të fundit amerikan për paqe, ndërsa armëpushimi i brishtë mes palëve vijon të mbahet në fuqi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se pret “shumë shpejt” një reagim nga Teherani për draftin që synon t’i japë fund luftës dhe të hapë rrugën e negociatave më të detajuara.
Në rrjetin e tij social Truth Social publikoi një sërë postimesh që alternonin mes zhvillimeve politike dhe mesazheve personale. Në dy foto të krijuara me inteligjencë artificiale, shfaqen anije të fundosura që i adresohen flotës detare të Iranit, ndërsa në tjetrën shfaqet Trump që sheh me dylbi anije që shpërthejnë në det me mesazhin se “kjo është ajo që e pret Iranin nëse nuk pranon marrëveshje”.
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...