Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë, nën masa të rrepta sigurie

14:56 | 10 Maj 2026
E.G

Spanja ka nisur një operacion të madh evakuimi për pasagjerët e anijes turistike “MS Hondius”, e cila prej ditësh ndodhet në izolim pranë ishullit Tenerife në Ishujt Kanarie, pas shpërthimit të një forme të rrallë të hantavirusit në bord.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se operacioni po zhvillohet nën masa të jashtëzakonshme sigurie dhe me koordinim ndërkombëtar, ndërsa të gjithë pasagjerët e mbetur në anije vazhdojnë të jenë pa simptoma.

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Mónica García, deklaroi se procesi i zbarkimit “po zhvillohet normalisht”, ndërsa pasagjerët do të ndahen sipas shtetësisë dhe do të transportohen me mjete të vogla lundruese drejt bregut. Në aeroportin lokal janë vendosur avionë charter që do t’i riatdhesojnë në vendet e tyre.

Grupi I pare qe u evakua eshte grupi me 14 Shtetas Spanjolle dhe pas tyre në radhë ishin holandezet, shtetasit grek ata gjermane si dhe një pjesë ekuipazhit. Fluturime nen masa te rrepta sigurie janë planifikuar drejt Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa fluturimi i fundit i evakuimit pritet të niset të hënën drejt Australisë.

Pamjet nga operacioni treguan pasagjerë duke ecur në kuvertën e anijes ose duke qëndruar pranë dritareve, të gjithë të pajisur me maska të bardha mbrojtëse. Në breg, ata u pritën nga zyrtarë dhe ekipe mjekësore të veshura me kostume mbrojtëse. Anija “MS Hondius” mbërriti pranë portit të Granadillas para agimit të së dielës, rreth një muaj pasi pasagjeri i parë humbi jetën në bord.

Dhjetëra specialistë të kujdesit intensiv janë vendosur në gatishmëri në spitalin “Candelaria” në Tenerife, në rast se ndonjë prej pasagjerëve sëmuret rëndë gjatë transferimit.

Një strukturë e posaçme izolimi është pajisur me pajisje të avancuara për trajtimin e sëmundjeve infektive, përfshirë respiratorë dhe pajisje testimi. Operacioni për të parandaluar përhapjen e variantit të rrallë “Andes” të hantavirusit është cilësuar nga autoritetet spanjolle si “i paprecedentë”. Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë theksoi se rreziku për popullsinë e përgjithshme mbetet i ulët dhe paralajmëroi kundër përhapjes së panikut dhe dezinformimit.

Shtetasit spanjollë që u larguan largohen nga anija do të transportohen në Madrid, ku do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme në spitalin ushtarak “Gomez Ulla”. Periudha e izolimit mund të zgjasë për javë të tëra, pasi virusi ka një periudhë inkubacioni deri në nëntë javë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ndodhet në Tenerife për të mbikëqyrur operacionin, vlerësoi autoritetet spanjolle për atë që e quajti “një reagim të fortë dhe efektiv” ndaj shpërthimit.

Sipas OBSH-së, shpërthimi lidhet me një zonë grumbullimi mbetjesh në jug të Argjentinës, e frekuentuar nga vëzhgues të shpendëve. Virusi bartet nga brejtësit dhe zakonisht transmetimi nga njeriu te njeriu ësh

Jo të gjithë do të largohen nga anija. Rreth 30 anëtarë të ekuipazhit do të mbeten në bord për ta rikthyer “MS Hondius” drejt Holandës.

Tre persona kanë humbur jetën nga virusi ne bordin e MS Hondius dhe 8 të tjerë janë te infektuar me autoritetet që thonë se dyshojnë edhe për dy raste të reja.

/abcnews.al/