Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit të formatit, por duket se kjo nuk vlen për Benita Zenën dhe Ludo Lee.
Dyshja po vazhdon të ruajë një miqësi të mirë edhe në përditshmërinë e tyre larg kamerave. Këtë e ka dëshmuar së fundmi këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë një moment miqësor në krah të ish-banorit.
Përtej takimit të tyre, dyshja duket se ka pasur edhe një arsye më shumë për të festuar. Benita ka shfrytëzuar rastin për ta uruar Ludon publikisht për një arritje të re në rrugëtimin e tij.
Me mbishkrimin “Urime për mbylljen e marrëveshjes”, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndonëse detajet se për çfarë kontrate apo angazhimi specifik bëhet fjalë nuk janë bërë ende të ditura. Ludo ka zgjedhur të mos japë detaje për momentin, duke mos zbuluar asnjë sinjal shtesë për këtë projekt.

IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...