Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’

13:20 | 10 Maj 2026
E.G

Kuvajti thotë se ka zbuluar disa dronë armiqësorë në hapësirën e tij ajrore.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Saud Abdulaziz al Atwan thotë se ata reaguan “sipas procedurave të përcaktuara”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera dhe ende nuk është e qartë se nga erdhën dronët, transmeton Telegrafi.

Por kjo vjen pas një incidenti të ngjashëm në Emiratet e Bashkuara Arabe të enjten.

Shteti i Gjirit, i cili ka një vijë bregdetare në Ngushticën e Hormuzit, ishte sulmuar vazhdimisht nga Irani para armëpushimit.

Ky armëpushim u tendos ndjeshëm ndërsa SHBA-të dhe Irani shkëmbyen sulme të enjten në mbrëmje.

Siç ishte rasti më parë, Emiratet e Bashkuara Arabe u përfshinë në këto sulme.

Ministria e Mbrojtjes e vendit tha se po “përballej me kërcënime me raketa dhe dronë”, të cilat “kishin origjinë nga Irani”.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë shtëpia e bazave amerikane, por nuk është e qartë se çfarë synuan këto sulme ose nëse është shkaktuar ndonjë dëm në infrastrukturë. Vendi tha se tre persona u plagosën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale