Në shënimet e javës në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama renditi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve që lamë pas, duke i lidhur me rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe modernizimin e qeverisjes.
Një nga momentet kryesore të javës ishte lançimi i programit “EU4Municipalities II”, faza e dytë e nismës së mbështetur nga Bashkimi Europian, e cila synon forcimin e pushtetit vendor dhe rritjen e kapaciteteve të bashkive për të qenë më të gatshme në procesin e anëtarësimit në BE.
Rama e cilësoi këtë program si një hap të rëndësishëm për modernizimin e qeverisjes vendore.
“Ky program lidhet drejtpërdrejt me modernizimin e qeverisjes vendore, me forcimin e rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me rritjen e kapaciteteve të tyre për të thithur më shumë fonde nga BE,” u shpreh Kryeministri.
Ai shtoi se programi është një urë ndihmëse për të përcjellë më shumë dije dhe për të rritur vetëdijen e bashkive mbi rolin e tyre në raport me BE.
“Ky program është një fakt që vjen në kohën e duhur si pjesë e tërësisë së fakteve që provojnë se Bashkimi Europian është gjithmonë e më pranë, se Shqipëria është gjithmonë e më shumë një vend që shihet si anëtar i BE, jo në të ardhmen e largët, por në vitet që vijnë,” theksoi Rama.
Programi “EU4Municipalities II” pritet të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor, duke e bërë atë më të aftë për të përballuar sfidat e integrimit europian dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
/rtsh.al/
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës