Gruas në Gjakovë i zhduket burri, e lajmëron policinë

09:25 | 10 Maj 2026
E.G

Një grua në Gjakovë ka raportuar se është zhdukur burri i saj.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i zhdukuri ka qenë përdorues i narkotikëve.

“Me 09.05.2026 raportohet se bashkëshorti i viktimës f/k (përdorues i narkotikëve), është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.