Shtetet e Bashkuara presin së shpejti një përgjigje nga Irani për marrëveshjen e propozuar. Kjo do t’i jepte fund zyrtarisht luftës përpara bisedimeve mbi çështje më të diskutueshme, përfshirë programin bërthamor të Iranit.
Presidenti amerikan tha se bisedimet po vazhdojnë, me Pakistanin që shërben si ndërmjetës mes dy vendeve.
Megjithatë reagimet e vetme publike që kanë ardhur nga Teherani, kanë qenë akuza ndaj Shteteve të Bashkuara për intriga dhe sabotim të rrugës diplomatike.
Ministria e jashtme e Iranit ka paralajmëruar kundër “aventurizmit dhe sjelljes mashtruese” pasi një avion amerikan qëlloi dy cisterna nafte që po shkonin drejt Iranit.
Ndërkohë pamjet satelitore treguan një rrjedhje naftës pranë ishullit Kharg, por nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me sulmet amerikane si pjesë e një bllokadë ndaj porteve të Iranit.
Kharg është një pikë kyçe për Iranin, që shërben si tranzit për thuajse gjithë naftën që dërgohet në destinacione të tjera.
CIA paralajmëron se Irani mund t’i rezistojë bllokadës amerikane deri në fund të verës: Analiza e re nga agjencia e inteligjencës sugjeron se vendi i Lindjes së Mesme nuk do të vuante një ndikim ekonomik për të paktën katër muaj.
Ndërkohë Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja. Dhjetë individë dhe kompani po përballen me kufizime të reja financiare pasi u akuzuan për ndihmë në përpjekjet e ushtrisë së Iranit për të ndërtuar dronë Shahed.
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...