Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në rrjetin social Facebook me rastin e Ditës së Europës.
Në postimin e tij, Rama theksoi afrimin e Shqipërisë me familjen europiane, ndërsa uroi qytetarët për fundjavën.
“Në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi kryeministri.
Dita e Europës shënohet çdo 9 maj dhe simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin mes vendeve europiane. Shqipëria vijon rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa procesi i negociatave mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë