Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosura serbe

21:45 | 8 Maj 2026
R J

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sot u takua me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, Milan Mojsilović.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u zhvillua në Beograd, teksa palët patën “diskutim produktiv mbi një sërë çështjesh”.

“Takimi ishte pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe, të cilat janë thelbësore për të ruajtur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, në dobi të stabilitetit rajonal” thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.