Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar anëtarësisë së partisë, ku ka theksuar zotimin e tij për bashkim të të gjitha grupeve brenda subjektit politik.
Ai ka deklaruar se synon t’i bashkojë ata që kanë qëndruar në parti, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që ende besojnë në LDK-në.
“Anëtarësisë së Lidhjes,
Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë.
Ata që kanë qëndruar gjithmonë.
Ata që janë larguar.
Ata që kanë heshtur.
Ata që ende besojnë.
Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj. Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”, shkroi i pari i LDK-së
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...