Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve të dyshuar për vepra penale të korrupsionit.
Sipas vendimit të Departamentit Special, të dyshuarit me inicialet N.K., N.R., Sh.S., H.M., H.M., V.G. dhe A.P. po hetohen për veprat penale, marrja e ryshfetit, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënie ryshfeti, si dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhënies së ryshfetit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve N.K., N.R., Sh.S., H.M., H.M., V.G., dhe A.P ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Masa e arrestit shtëpiak të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secalin duke u llogaritur nga data 06.05.2026 deri me datë 05.06.2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Facebook.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, të pandehurit nuk lejohet të largohen nga vendbanimet e tyre, përveç rasteve të lejuara nga gjykata.
“Të pandehurit gjatë kohëzgjasjes së masës, nuk guzojnë të largohen nga vendbanimet e tyre , përjashtimisht nëse lejohet nga gjykata nëse kjo është e domosdoshme, ndërsa gjykata mund të caktoj msën e paraburgimit, nëse të pandehurit pa leje të gjykatës largohen nga vendbanimet e tyre.
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...