
Foto nga arkivi
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet V.N., për shkak të dyshimit për veprën penale “Mashtrimi”.
Sipas Prokurorisë, kërkesa lidhet me rastin e datës 29 prill 2026, kur fillimisht ishin ndaluar dy persona të dyshuar, A.L. dhe R.J., ndërsa V.N., që dyshohet se ishte i përfshirë në rast, kishte arritur të arratisej nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar se më 17 prill 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, i dyshuari në bashkëveprim me A.L. dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mashtruar tre persona duke u prezantuar rrejshëm se posedonin kriptovaluta të llojit USDT.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin marrë me qira një lokal ku kishin organizuar takimin me të dëmtuarit E.F., A.F. dhe Rr.K., të cilëve u kishin marrë shumën prej 12 mijë eurosh me premtimin se do t’ua transferonin kriptovalutat përmes një “wallet”-i digjital.
Pas marrjes së parave, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.
Prokuroria bën të ditur se, pas veprimeve operative, autoritetet kishin zbuluar se të dyshuarit po planifikonin të zbatonin të njëjtën skemë mashtrimi edhe në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik.
I dyshuari V.N. ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh që nga 7 maji 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit.
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...
Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...