Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

10:54 | 8 Maj 2026
E.K

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Komandant Drinin në përvjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar si një nga figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Ekrem Rexha la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës falë aftësive të tij si udhëheqës dhe vizionar.

“Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se humbja e Komandant Drinit ishte një goditje e rëndë për vendin, familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.