Tre alpinistë që po bënin ecje malore, humbën jetën ndërsa dhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të sotëm të vullkanit Vullkani Dukono në ishullin Halmahera të Indonezia, në arkipelagun e Molukeve në lindje të vendit, bëri të ditur një zyrtar i shërbimeve të shpëtimit.
“Janë tre viktima, dy të huaj dhe një banor i ishullit Ternate”, deklaroi për televizionin Kompas TV shefi i policisë së provincës së Halmaherës Veriore, Erlikhson Pasaribu.
20 persona të tjerë janë ende të zhdukur në këtë zonë, e cila ishte mbyllur për vizitorët që prej 17 prillit, pasi shkencëtarët kishin vërejtur rritje të aktivitetit vullkanik.
Shpërthimi, që ndodhi herët në mëngjes, u shoqërua me një “gjëmim” të fortë dhe me një kolonë të dendur tymi që u ngrit rreth 10 kilometra mbi majën e vullkanit Dukono, tha Lana Saria, përfaqësuese e Shërbimit Kombëtar Gjeologjik të Indonezisë.
“Hiri po lëviz drejt veriut; zonat e banuara dhe qyteti Tobelo duhet të jenë në gatishmëri për reshje të hirit vullkanik”, theksoi ajo në një deklaratë zyrtare.
Sipas autoriteteve, tymi dhe hiri vullkanik mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin publik dhe mund të shkaktojnë probleme edhe në transport.
🇮🇩 INDONÉSIE : Au moins trois morts dont des touristes après l’éruption du volcan Dukono, sur l’île d’Halmahera, aux Moluques.
20 randonneurs sont portés disparus. Un nuage de fumée et de cendres s’élève à plus de 10 kilomètres d’altitude (secours). pic.twitter.com/JbfrNPkRQD— Infos Françaises (@InfosFrancaises) May 8, 2026
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...