Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kompjuterë, laptop dhe vetura

09:01 | 8 Maj 2026
Q L

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve për falsifikim të dokumenteve, janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Sipas raportit policor, gjatë aksionit janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku autoritetet kanë sekuestruar prova materiale që lidhen me veprën penale. Ndër gjërat e sekuestruara janë dy vetura, një orë dore, pesë telefona mobilë, katër USB, një hard-disk (HDD), një laptop, një shtëpizë kompjuterike si dhe dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

“Prishtinë 03.11.2025 – NN. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre te dyshuar meshkuj kosovarë, dhe janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme ku si prova janë sekuestruar; dy vetura, një orë dore, pesë telefona mobil, katër USB, një HDD, një llap-top, një shtëpizë kompjuterike dhe dokumentacione që lidhen me veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajte”