Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj asaj që e quajti fushatë të organizuar me profile të rreme në rrjetet sociale, duke publikuar disa prej llogarive që, sipas saj, përdoren për ta sulmuar dhe komentuar në postimet e saj.
Përmes një postimi publik, Bajrami tha se qindra mijëra profile të tilla komentojnë vazhdimisht në profilin e saj, ndërsa pretendoi se pas tyre qëndrojnë persona realë që veprojnë me identitete të rreme, transmeton lajmi.net.
“Prapa tyre qëndrojnë persona realë për të cilët më vjen keq që s’kanë guxim që këto komente t’i bëjnë në emër të tyre”, ka shkruar ajo.
Sipas Bajramit, personat që përdorin profile false ose nuk besojnë në atë që shkruajnë, ose nuk kanë guxim të identifikohen publikisht.
“Ata ose s’guxojnë ose nuk besojnë në atë çka e thonë, por megjithatë e bëjnë sepse paguhen”, deklaroi ish-deputetja e LDK-së.
Ajo kritikoi ashpër përdorimin e identiteteve të rreme për sulme politike në internet, duke thënë se ekzistojnë shumë forma të ndershme pune dhe se fshehja pas profileve false është e papranueshme.
“Ka punë të tjera të ndershme që mund t’i bëni me pagesë, s’ka ma e ulët se me pranu me punu me identitet të rrejshëm. Hajnat dhe kriminelët punojnë me maska”, shkroi Bajrami
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...