U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nga institucionet e Kosovës.
Haxhiu theksoi se Kuvendi i Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026 për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore, ndërsa gjetjet e CERD-it i japin asaj edhe një adresë të qartë ndërkombëtare.
“Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të qytetarëve, me ç’rast u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria para ligjit. Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo theksoi se të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk mund të mbeten në margjinë të raporteve, por ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, monitorimit ndërkombëtar dhe çdo procesit ku vlerësohet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave.
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...