Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fillimin e punimeve të rrugës Kijevë-Malishevë

10:00 | 7 Maj 2026
Q L

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Malishevë, ku është takuar me qytetarë lidhur me fillimin e punimeve në rrugën Kijevë–Malishevë.

Në videon e publikuar nga Diaspora 24, Kurti shihet duke iu afruar qytetarëve dhe duke biseduar me ta një nga një, teksa i njofton për nisjen e projektit rrugor që pritet të lehtësojë qarkullimin në këtë zonë.

Gjatë vizitës, ai u ndal për të përshëndetur banorët dhe për të dëgjuar nga afër komentet e tyre rreth investimit në infrastrukturë.

Punimet në segmentin Kijevë–Malishevë konsiderohen si një projekt me rëndësi për lidhjen dhe zhvillimin e kësaj pjese të vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale