Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar deklaratat për një bashkëpunim zgjedhor mes LDK-së dhe presidentes Vjosa Osmani.
Kurti tha se u dëshiron sukses të gjithë atyre që kanë ambicie politike, por shtoi se “dëshirat nuk duhet të ngatërrohen me faktet”.
Deklarata e tij vjen pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi gjatë javës se në parti janë dakorduar për të garuar bashkë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme.
Ai rikujtoi rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke thënë se qytetarët i kanë dhënë mbështetje të madhe VV-së.
“Të gjithë që kanë ambicie politike, duan pushtet e kanë vizione ide për të mirën e qytetarëve le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden dhe ju dëshiroj sukses. Për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarë do posti, për këtë vendos vetëm populli. Dhe mos harroni qysh ka vendos para katër muajsh. 51 .1 përqind ia dha VV-së dhe iu afruam shumë pranë shifrës 500 mijë vota. Vetëm shikoni rezultatin e 28 dhjetorit, 57 deputetë VV-ja, LDK-PDK-AAK së bashku 43 deputetë. Nuk jemi duke u krahasuar dy parti, por e gjithë opozita me VV-në. Njerëzit kanë dëshira, dhe është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me fakte. Besoj që qytetarët e kanë kuptuar që çdoherë kur përpiqen t’ia vësh digën një rrjedhe soci-historike e politike siç është VV-ja, do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga, është rritur prurja”, ka thënë Kurti para mediave.
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...