Është kthyer në një dramë të vërtetë historia e anijes ku tre persona humbën jetën si pasojë e një hantavirusi, i cili transmetohet nga brejtësit.
Anija holandeze ndodhet aktualisht ndodhet pranë brigjeve të Kepit të Gjelbër dhe pritej të nisej drejt ishujve Kanarie të Spanjës për t’u ankoruar.
Por qeveria rajonale e ishujve ka dalë kundër këtij hapi duke thënë se ky vendim nuk bazohet në asnjë kriter teknik dhe nuk ka informacion të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Megjithatë kompania holandeze tha se në këtë fazë,Ishujt Kanarie janë ende destinacioni pas evakuimeve mjekësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se një tjetër rast i hantavirusit është konfirmuar, duke e çuar totalin në tre raste të konfirmuara dhe pesë të dyshuara.
Më parë, qeveria zvicerane njoftoi se një burrë është në spital me virusin pasi kishte udhëtuar më parë me anijen holandeze.
Ministria zvicerane e shëndetësisë thotë se burri ka variantin e Amerikës së Jugut “Andes”. Transmetimi nga personi në person është i rrallë, por është dokumentuar dhe ndodh vetëm përmes kontaktit të ngushtë dhe për këtë arsye i konsideron rastet e mëtejshme në Zvicër të pamundura.
Ndërkohë tre persona u evakuuan nga anija për në Holandë të mërkurën.
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...