Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si të kontrabanduara, pas një aksioni të zhvilluar në qytetin e Ferizajt.
Sipas njoftimit zyrtar, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e mallrave ilegale.
“Më datën 05.05.2026 ,Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar në qytetin e Ferizajt, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me sekuestrim e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.
Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar një të dyshuar, mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar depon për ruajtjen e mallrave të kontrabanduara. Sipas dyshimeve, këto mallra janë futur në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Me autorizim verbal të prokurorit kompetent, është kryer kontrolli në lokacionin e dyshuar, ku janë sekuestruar:
800.4 kilogramë duhan i përpunuar
94 kilogramë mjaltë
30.4 kilogramë ambalazh plastik
178 kilogramë ambalazh letre
një makinë për përpunimin e duhanit
një makinë për përpunimin e ambalazhit
një spërkatëse uji për trajtimin e duhanit
Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara llogaritet rreth 16,500 euro, ndërsa shmangiet e akcizës dhe detyrimeve doganore arrijnë në rreth 34,000 euro.
Pas përfundimit të veprimeve policore, mallrat e sekuestruara janë dorëzuar te Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore./Arbresh.info




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...