Një person rreth 31 vjeç ka humbur jetën në orët e para të së martës në Gjakovë, si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, viktima është sulmuar nga një person, i cili ndodhet në arrati.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person madhor është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht është dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Elezaj.
Ai shtoi se njësitë kompetente policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Vrasje”.
Aktualisht, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...