Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

08:40 | 5 Maj 2026
E.K

Një person është arrestuar në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

“Rr. Adem Jashari, Obiliq / 04.05.2026 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info