Një person në Obiliq është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.
Policia ka bërë të ditur se gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe.
“Sot, rreth orës 14:30, zyrtarët e stacionit të Obiliqit, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën kanosje ndaj personit zyrtar. Personi i arrestuat M.S. (mashkull), dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
“Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...