Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Prizren me 500 euro, pasi i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale një video duke zhvilluar shpejtësi 178 km/h në zonën 50.
Krahas gjobës, atij i është konfiskuar patenti për një vit dhe i janë shqiptuar pesë pikë negative.
Njoftimi:
Prizren: një i ri publikon në rrjete sociale duke drejtuar automjetin 178 km/h në zonë 50 km/h – Policia identifikon dhe ndëshkon ngasësin
Prizren, 4 maj 2026
Në rrjete sociale është publikuar një video ku shihet një i ri duke drejtuar automjetin me shpejtësi të rrezikshme në zonë të kufizuar 50 km/h, konkretisht duke drejtuar automjetin në rrugën Gjonaj- Krajk të Prizrenit.
Pas verifikimeve në databazën policore nga policët e Stacionit Policor të Prizrenit, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij. Kundërvajtja është kryer me datën 08.10.2025, ku kundërvajtësi ka tejkaluar shpejtësinë deri në 178 km/h në zonën e kufizuar 50 km/h.
Ndaj tij janë marrë masat ligjore:
-gjoba prej 500 euromasë mbrojtëse,
-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),
-5 pikë negative në patentë shofer.
Policia mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe apelon tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke shmangur sjelljet e rrezikshme që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...