Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Lipjan, ku janë bastisur dy lokacione të ndryshme në rrugën “Bajram Gashi”.
Sipas policisë njësitë policore me urdhër të prokurorit, kanë kryer kontroll në shtëpitë e dy personave të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë, si dhe dy karikatorë të zbrazët.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.
‘Rr. Bajram Gashi, Lipjan 03.05.2026-13:00. Njësitë policore me vendim të prokurorit kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve, një femër kosovare dhe një mashkulli kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë, dhe dy karikator të zbrazët. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...