Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy vetuave që ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova deklaroi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.
“Sot rreth orës 14:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Sadik Rama’, në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasoje e këtij aksidenti 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...