Një incident me armë zjarri është regjistruar pasditen e 2 majit në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka shtënë në drejtim të një tjetri pas një mosmarrëveshjeje në një lokal.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë si dhe një gëzhojë.
Megjithatë, sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, por dyshohet të jetë goditur me ndonjë mjet të fortë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Marin Barleti, Gjakovë / 02.05.2026 – 14:25. Raportohet se i dyshuari m/k pas një mosmarrëveshje, në një lokal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k. Sipas mjekut, viktima nuk ka lëndime nga arma e zjarrit, por nga ndonjë mjet i fortë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast, pistoletë dhe një gëzhojë. Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...