Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

23:12 | 2 Maj 2026
Q L

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Aktualisht, njoftohet se i mituri është jashtë rrezikut për jetë. Policia bën të ditur se i dyshuari në këtë rast është po ashtu i mitur, 16-vjeçar.

Bëhet e ditur, se pas kësaj ngjarjeje, ai së bashku me prindin e tij janë paraqitur në Stacionin Policor në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se për rastin është njoftuar Prokuroria.

“Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, është duke e hetuar rastin”- ka thënë Bytyqi

Shpërndaje në rrjete sociale