Me sa duket për të shmangur një votim të detyrueshëm me ligj në Kongres, qeveria amerikane e konsideron luftën me Iranin të përfunduar. Kështu u shpreh një përfaqësues i qeverisë, raporton DW.
Ligji “War Powers Resolution” i vitit 1973 parashikon që një operacion ushtarak duhet të përfundojë brenda 60 ditësh; përndryshe, presidenti amerikan ka nevojë për miratimin e Kongresit. Afati prej 60 ditësh përfundonte këtë të premte (01.05.).
Afati është ndërprerë nga armëpushimi
Megjithatë sipas përfaqësuesit qeveria e SHBA-së argumenton se numërimi i afatit është ndërprerë nga armëpushimi që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i prillit. “Që nga e marta, 7 prill, nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis forcave amerikane dhe Iranit”, citohet ai nga mediat amerikane.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth, iu referua armëpushimit gjatë një seance dëgjimore në Senat, kur u pyet për nevojën e votimit. Sipas deklaratës së tij qeveria mund ta vazhdojë luftën në çdo moment, pasi afati 60-ditor është ndërprerë prej armëpushimit.
Irani kërcënon me sulme ndaj bazave amerikane
Ndërkohë, një përfaqësues i lartë i Gardës Revolucionare iraniane e ka kërcënuar SHBA-në me sulme të gjata dhe të dhimbshme ndaj bazave ushtarake amerikane dhe anijeve luftarake në rajon, në rast sulmesh të reja amerikane, edhe nëse ato do të ishin të kufizuara.
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...