Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Arsenalit u mbyll me rezultatin 1:1.
Të dyja golat u shënuan nga penalltia, ndërsa “topçinjve” nuk iu dha me VAR një penallti në pjesën e dytë, ndonëse ajo u sinjalizua fillimisht nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Pas ndeshjes pati shumë kritika pse penalltia e Eberechi Ezes nuk u sinjalizua pas rishikimit të situatës nga gjyqtari holandez, Danny Makkelie.
Zëvendësuesi Eze u pengua në zonë nga David Hancko në minutën e 78-të.
Në një deklaratë të shkurtër, UEFA e ka shpjeguar vendimin e gjyqtarit Makkelie, shkruan “Sky Sports” të enjten.
“Lojtari i Atleticos me numër 17, nuk ka shkaktuar faull në kundërshtarin”, ka thënë UEFA.
Konfederata evropiane e futbollit nuk ka dhënë sqarime tjera për këtë vendim.
Declan Rice i Arsenalit ka thënë se gjyqtari e ktheu vendimin pasi ra nën ndikimin e 70 mijë tifozëve të Atleticos.
Ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme.
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri