Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri të ditur nga Zyra Ovale se kishte zhvilluar një “bisedë shumë të mirë” me presidentin rus, Vladimir Putin, në lidhje me situatën në Iran dhe Ukrainë.
Ai theksoi se gjatë kësaj bisede, Putin kishte shfaqur gatishmëri për të kontribuar në menaxhimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit. Megjithatë, Trump nënvizoi se fokusi kryesor i tij mbetet përfundimi i konfliktit në Ukrainë.
“Do të preferoja shumë më tepër që të angazhoheshit në përfundimin e luftës me Ukrainën”, është shprehur Trump.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, ku përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe për adresimin e çështjes bërthamore të Iranit vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes globale.
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...