Një person raportohet të jetë plagosur me thikë në qytetin e Sarandës.
Sipas informacioneve të policisë, plagosja ka ardhur si shkak i një konflikti për motive të dobëta midis një 37-vjeçari dhe një 26-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë, shtetasin E. D., 26 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. 26-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...