Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se legjislatura e dhjetë e Kuvendit, e cila u shpërnda në mesnatë, duhet të njihet si “Legjislatura Karate”, duke ironizuar me procedurën e nisur nga partia në pushtet për zgjedhjen e Presidentit, që në fund nuk u bë, në mungesë të kuorumit në Kuvend.
Miftaraj tha se deputeti i LVV-së, Naim Bardiqi, i cili u kap duke i shkruar dikujt në telefon se po e zgjidhnin Presidentin “karate” ka lënë “trashëgimi diçka”.
“Legjislatura e dhjetë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë duhet të njihet ndryshe dhe si Legjislatura Karate”.
“Naim Bardiqi mbase nuk do të njihet për ndonje punë të mirë si deputet i Legjislatures Karate por së paku ka lënë trashigimi diçka, na tregoi se si mund të zgjidhet Presidenti i Republikes Karate dhe si publiku dhe gazetaret nuk ia respektuan privatesine ne nje vend publik i rrethuar me kamera ne seance plenare”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...