Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka realizuar një vizitë në qendrat me popullsi arbëreshe në Kalabri, ku sot, ditën e dytë të vizitës, zhvilloi një takim në Komunën e San Cosmo Albanese, me ftesë së Kryetarit të saj Cosmo Azzinari.
Takimi, siç njofton Zyra e Shtypit e Presidencës, është zhvilluar në një atmosferë festive, me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta vendore e qendrore të zonës së Kalabrisë.
Në fjalën e tij ndër të tjera, Presidenti i Republikës ka ripërsëritur respektin e mirënjohjen e madhe ndaj gjithë gjeneratave të arbëreshëve në Itali që kanë mbajtur gjallë identitetin e tyre, gjuhën e kulturën e pasur, duke u shndërruar në 500 vjet në një simbol të fortë të rezistencës dhe mbrojtjes së trashëgimisë së tyre.
Kreu i shtetit shqiptar ka porositur se “populli italian meriton falënderim e mirënjohje të veçantë për mikpritjen e tij në momente të vështira ndaj kombit shqiptar”.
“Kam një emocion dhe ndjesi tepër të veçantë që gjendem sot këtu mes jush, jo si President i Republikës së Shqipërisë, jo si përfaqësues i bashkimit të popullit shqiptar, por si një shqiptar në venat e të cilit rrjedh i njëjti gjak me ju, prandaj dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra për ftesën dhe mikpritjen vëllazërore me të cilën më keni bekuar përgjatë gjithë kësaj vizite duke më bërë të ndihem si në shtëpinë time së bashku me time shoqe dhe delegacionin zyrtar që më shoqëron”, ka thënë në fillim të fjalës së vet Nishani.
Vizita ka vijuar në Vaccarizo me një ndalesë në muzeun mjaft të pasur etnografik të qytezës, dhe më pas edhe në San Giorgio Albanese ku përpara selisë së komunës me qindra banorë, që valëvisnin flamuj shqiptarë, prisnin mbërritjen e Kreut të Shtetit.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...