Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci i ka bërë thirrje opozitës që të futet në sallën e kuvendit për të marrë pjesën në zgjedhjen e presidentit.
Sipas saj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar një listë me nënshkrime por pa emra, njofton Klankosova.tv.
“Besoj qe kryetarja e kuvendit kur fillon tash vazhdimin do t’i bëjë thirrje opozitës. Edhe deputetët shumica prej tyre janë në kuvend, i ftojmë të vijnë në sallë dhe t’i ofrojnë vendit presidenten, dhe të vazhdojmë tutje për t’i shmangur zgjedhjet”.
“Kemi parë edhe dje kryetarin e LDK-së që prezantoi një listë me nënshkrime pa emër, por ato nënshkrime me sa jam në njohuri nuk i janë ofruar Kurtit dhe as mua. Presim që deputetët të vijnë në sallë dhe të përmbyllin këtë proces”, deklaroi ajo.
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...