Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar pas valës së sulmeve politike të ngritura me statuse në rrjete sociale mbi disa mesazhe të pretenduara me ambasadorin Denion Meidani.
Në përgjigjen e tij për Albanian Post, Hoxha e ka bërë të qartë vijën ndarëse mes komunikimeve të pretenduara e të instrumentalizuara politikisht, dhe qëndrimeve zyrtare të shtetit shqiptar.
“Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombetarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt”, është thelbi i përgjigjes së ministrit Hoxha, duke nënvizuar se politika e jashtme e Shqipërisë ndërtohet dhe artikulohet përmes kanaleve zyrtare, institucionale dhe transparente, jo përmes interpretimeve të fabrikuara për konsum të brendshëm politik.
Ministri Hoxha i cilëson shqiptarët në RMV si faktor shtetformues dhe element kyç për stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Ai thekson se respektimi i të drejtave tëtyre, perfshirë përdorimin e gjuhës shipedhe përfagesimin institucional, eshtë njëstandard themelor demokratik dhe lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane tëvendit.
Ministri bën thirrje për unitet tëshiptarëve në RMV për çështjet thelbesore, përtej ndarjeve politike.
“Është një domosdoshmëri jetike qëçështjet themelore, për të ruajtur dheforcuar të drejtat, identitetin dhe rolin e tyre në shtet”, deklaron ai.
Reagimi vjen pas akuzave nga ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues i VLEN-it, i cili e akuzoi Hoxhën për gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën