Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre persona

10:01 | 25 Prill 2026
Q L

Autoritetet kufitare kanë ndaluar tre persona në pikën kufitare në Hani të Elezit, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes.

“Janë ndaluar tre të dyshuar, një mashkull kosovar, një mashkull shtetas i Serbisë dhe një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës”, njofton policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.