Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Policia ka njoftuar se njëri rast ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një burrë është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.
“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkohë që rasti tjerët ka ndodhur në Prizren.
“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.
Në të dy rastet trupat janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rastet janë duke u hetuar.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...