Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë se dje në Kosovë

09:19 | 24 Prill 2026
E.K

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovo ka publikuar çmimet e reja të derivateve për sot, ku vërehet një ulje e lehtë e çmimit të naftës.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është 1.63 euro për litër, duke shënuar rënie për një cent krahasuar me ditën e enjte. Benzina vazhdon të shitet me 1.40 euro për litër, ndërsa gazi me 0.87 euro për litër.

Ministria publikon rregullisht çmimet e derivateve në bazë të tregut ndërkombëtar dhe lëvizjeve në bursat e naftës.