Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes

14:23 | 23 Prill 2026
E.K

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes dhe të afërmve të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta së fundmi.

Hamza theksoi se humbja e Qosjes është e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të akademikut në fushën shkencore dhe kulturore, si dhe rolin e tij si mendimtar i angazhuar në çështjet politike dhe zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare.

“Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme,” u shpreh Hamza, duke u bashkuar në dhimbjen e familjes dhe komunitetit.