Tashmë është zyrtarizuar orari i ndeshjeve të fazës “Final Four” të Kupa e Kosovës në hendboll, që pritet të sjellë spektakël gjatë fundjavës.
Turneu final do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku pritet një atmosferë e zjarrtë me prani të madhe të tifozëve.
Gara nis me përballjet gjysmëfinale në të dy konkurrencat:
14:00 – KH Istogu vs KH Shqiponja (femrat)
16:00 – KH Besa Famgas vs KH Prishtina (meshkujt)
18:00 – KH Samadrexha vs KH Ferizaj (femrat)
20:00 – KH Rahoveci vs KH Kastrioti (meshkujt)
Përballja mes Rahovecit dhe Kastriotit pritet të jetë kryendeshja e ditës, duke tërhequr vëmendjen më të madhe të publikut.
Finalet (e diel)
Fituesit e gjysmëfinaleve do të përballen të dielën për trofetë:
17:15 – Finalja e femrave
20:15 – Finalja e meshkujve
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...