Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, z. Genc Metaj, bashkë me zyrtarë të tjerë të MPB-së, kanë pritur sot në takim një delegacion nga Policia Kufitare dhe e Migracionit e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të një vizite studimore që po zhvillojnë në vendin tonë.
Takimi u përqendrua në prezantimin e përvojës së Republikës së Kosovës në menaxhimin e integruar të kufirit, duke përfshirë të arriturat kryesore, kornizën ligjore, si dhe proceset e ndërtimit dhe funksionalizimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në këtë takim, përfaqësuesit e Republikës së Kosovës ndanë me delegacionin shqiptar praktikat e tyre në koordinimin ndërinstitucional dhe përdorimin e kapaciteteve operacionale dhe teknologjike në fushën e menaxhimit të kufirit. Po ashtu, u theksuan të arriturat e bashkëpunimit mes dy vendeve për një menaxhim dhe kontroll sa më efikas të kufijve, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Delegacioni nga Shqipëria përbëhej nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe ekspertë ndërkombëtarë të angazhuar në kuadër të projektit (EU4SafeAlbania), të cilët shprehën interes të veçantë për modelin e Kosovës si një shembull praktik dhe krahasues me praktikat që zbatohen në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë diskutimeve, të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimit të përvojave për adresimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë kufitare dhe menaxhimit të migracionit.
U vlerësua gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, përveç dimensionit zyrtar, kanë edhe karakter të veçantë vëllazëror.
Vizita studimore do të vazhdojë edhe me aktivitete të tjera, përfshirë vizita në terren dhe në strukturat e sigurisë në Kosovë, me qëllim të njohjes nga afër të funksionimit sidomos të pikave kufitare dhe mekanizmave tjerë përcjellës./Arbresh.info
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...