Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës përbën një mekanizëm të rëndësishëm për parandalimin e shkeljeve ndaj mjedisit dhe forcimin e rendit në këtë fushë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Sveçla u shpreh se Garda për Mbrojtjen e Natyrës është garanci që brezat e ardhshëm të jetojnë në një ambient më të mirë për të gjithë
“Garda për mbrojtjen e natyrës që konkretizohet sot është një nga mekanizmat që parandalon çdo shkelje kundrejt mjedisit. Fokusi ynë është edhe parandalimi dhe do të rrisim vigjilencën në terren. Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për mbrojtjen e pronës së qytetarëve. Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët dhe duhet ta ruajmë. Kjo është garanci që brezat e ardhshëm të jetojnë në një ambient më të mirë për të gjithë”, tha ai./Arbresh.info
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...