Australia dhe Japonia kanë nënshkruar kontrata për tre të parat nga 11 anije luftarake që do t’i dorëzohen marinës australiane sipas një marrëveshjeje historike mbrojtëse prej 7 miliardë dollarësh (rreth 6.5 miliardë euro), ndërsa dy aleatët e ngushtë të SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje.
Ministri i Mbrojtjes i Australisë, Richard Marles, dhe Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Koizumi Shinjiro, bënë njoftimin në Melbourne të shtunën në ceremoninë e nënshkrimit të anijeve luftarake të klasit Mogami.
“Memorandumi Mogami” zotohet të thellojë lidhjet ushtarake, duke përfshirë edhe përmes “bashkëpunimit më të ngushtë industrial” në mbrojtje, shkruajnë mediat e huaja.
Mitsubishi Heavy Industries e Japonisë do të ndërtojë tre nga fregatat në Prefekturën Jugore të Nagasakit, ndërsa Austal e Australisë do të ndërtojë tetë në Australinë Perëndimore.
E para nga anijet luftarake të ndërtuara nga Japonia është planifikuar të dorëzohet në vitin 2029 dhe të hyjë në shërbim në vitin 2030.
“Flota jonë është më e rëndësishme se në çdo kohë në dekada”, ka thënë Marles në një deklaratë.
“Këto fregata me qëllim të përgjithshëm do të ndihmojnë në sigurimin e rrugëve tona tregtare detare dhe qasjeve veriore si pjesë e një flote luftarake sipërfaqësore më të madhe dhe më vdekjeprurëse”.
Shinjiro tha se koordinimi më i ngushtë i mbrojtjes po bëhej gjithnjë e më i rëndësishëm, ndërsa Australia dhe Japonia përballeshin me një “mjedis sigurie gjithnjë e më të rëndë”.
Qeveria e Australisë njoftoi vitin e kaluar se kishte zgjedhur Mitsubishi Heavy Industries për të ndërtuar flotën e saj të anijeve luftarake të gjeneratës së ardhshme, pas një lufte ofertash midis firmës me seli në Tokio dhe Thyssenkrupp të Gjermanisë.
Australia është zotuar për një rekord prej 305 miliardë dollarësh në shpenzime ushtarake gjatë dekadës së ardhshme, si pjesë e një rishikimi të gjerë të mbrojtjes që synon rritjen e fuqisë detare të vendit në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas planeve, shpenzimet e mbrojtjes së Canberrës do të rriten në 3 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 3033, nga rreth 2 përqind që janë tani.
Australia dhe Japonia, dy nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, kanë rritur bashkëpunimin ushtarak në vitet e fundit mes shqetësimeve të përbashkëta në lidhje me ndryshimet në mjedisin rajonal të sigurisë, veçanërisht ndikimin në rritje të Kinës.
Tokio dhe Kanberra janë gjithashtu anëtarë të bllokut të sigurisë Quad të udhëhequr nga SHBA-të.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...