Dukagjini ka arritur të fitojë në frymën e fundit ndaj Gjilanit (2:3), në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.
Altin Mërlaku shënoi golin e parë në ndeshje, në minutënm e 24-të, pasi paraprakisht dështoi nga pika e bardhë.
Gjilani e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, në minutën e 51-të, me anë të Robert Rrahmanit, por që katër minuta më vonë, Dukagjini e rimori epërsinë me anë të Dienit Isufit.
Në minutën e 93-të, Gjilani e barazoi sërish rezultatin, por që tre minuta më vonë, Dukagjini shënoi për tri pikët e plota.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e gjashtë, derisa Gjilani është i pesti me 43 pikë.
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund