Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

16:36 | 19 Prill 2026
D.H

Manchester City dhe Arsenal luajnë kryendeshjen e sezonit në “Etihad Stadium”, përballje e vlefshme për xhiron e 33-të në Premier League.

Ndeshja nis nga ora 17:30 dhe tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.

Pep Guardiola ka vendosur këtë formacion:

Donnarumma; Nunes, Khusanov, Guéhi, O’Reilly; Rodri, Bernardo (C); Semenyo, Cherki, Doku; Haaland.

Kurse homologu i tij, Mikel Arteta do të luaj me këtë 11-she:

Arsenali është i pari me 70 pikë dhe me një fitore eventuale do të ishte shumë afër edhe matematikisht titullit të parë pas 22 vitesh.

Teksa, Man City është e dyta me 64 pikë, dhe me një fitore sonte do të ishte tri pikë larg Arsenalit, duke ditur se “Topçinjtë” kanë një ndeshje më shumë të luajtur.

Arsenali nuk di për fitore në “Etihad Stadium” që nga viti 2015, teksa dy përballjet e fundit në këtë stadium janë mbyllur baras./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale