Mbrojtësi anësor i kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni po vazhdon performancat e shkëlqyera në ekipin e tij Wisla Plock në Poloni.
Ai sot ka asistuar në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 1:3 ndaj Termalicas, shkruan Arbresh.info.
Gallapeni asistoi tek goli i tretë i realizuar nga sulmuesi Niarchos në minutën e 51-të.
“Galla” luajti deri në minutën e 61-të të përballjes.
Mbrojtësi kosovar u vlerësua me notën 7.5, nga aplikacioni i statistikave Flashscore.
Ky është asistimi i tij i tretë në pesë ndeshje të luajtura me Ëisla Plockun që nga janari, kur u transferua nga Widzew Lodzi.
Wisla Plock me këtë fitore renditet e treta në tabelë me 45 pikë, katër më pak se lideri Lech Poznan./Arbresh.info
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund