Klubi Ferizaj ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede në një moment vendimtar të sezonit në Superligën e Kosovës.
Vendimi është konfirmuar të dielën nga drejtuesit e klubit, të cilët theksuan se ndarja është bërë në funksion të arritjes së objektivave dhe përmirësimit të rezultateve në fazën përfundimtare të kampionatit.
Ferizaj aktualisht ndodhet në zonën e rrezikut për rënie nga elita, me 33 pikë të grumbulluara, ndërsa në javët e fundit ka lëshuar pikë të rëndësishme që kanë vështirësuar pozitën në tabelë.
Shkarkimi i trajnerit në këtë fazë sinjalizon një përpjekje të klubit për të nxitur reagim të menjëhershëm nga skuadra, në prag të ndeshjeve vendimtare që do të përcaktojnë fatin e sezonit. Ende nuk është bërë i ditur emri i pasuesit të Dedës.
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund